AF Elbasani ka marrë një fitore të madhe ndaj Apolonisë, me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Kategorinë e Parë.

Ndeshja nisi keq për skuadrën e Nevil Dedes, që e pa veten në disavantazh të dy golave, pasi për fierakët shënuan Trifoni në minutën e 4-t dhe Maksuti në minutën e 6-të.

Verdheblutë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 18-të, shënuan me Karakaçin, me penallti. Pjesa e dytë foli e gjitha për Elbasanin, që barazoi në minutën e 63-të me një supergol të Kasës.

Ishte përsëri ky i fundit, që shënoi edhe golin e përmbysjes së madhe. Pas një goditje dënimi, Kasa merr një top në zonë dhe gjuan me kokë, duke e ndalur në fundin e rrjetës në minutën e 98-të.

Me këtë fitore, Elbasani ngjitet në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Apolonia mban vendin e katërt me 7 pikë.