Kanë mbetur edhe pak bileta të disponueshme për derbin e Milanos në gjysmëfinalen e kupës së Italisë planifikuar për në 19 Prill në San Siro.

Një sfidë që do të shohë impiantin të mbushur plot për herë të parë që nga viti 2020. Derbi i radhës po shkon drejt rekordit absolut të arkëtimeve për garën e Kupës së Italisë.

4 milionë Euro ndoshta edhe pak më shumë vetëm prej biletave për t’u bërë fitimi më i lartë ndonjëherë për një ndeshje të Coppa Italia, edhe përtej finales. Rekordi aktual lidhet me ndeshjen mes Milanit dhe Juventusit në vitin 2016, kur 66.555 shikuesit e Olimpico i çuan të ardhurat në 3.92 milionë.

Finalja e kupës në 2012 Juve – Napoli, është gjithashtu në renditjen më fitimprurëse me 3.87 milionë, ndjek ajo e vitit 2018 Juventus-Milan me 3.81 milionë Euro arkëtime.