Detaje të reja kanë dalë në lidhje nga plagosja në lagjen “Dyle Haxhiri” në Elbasan, ku mbetën të lënduar dy persona.

Elmas Kalia, 55 vjeç ka goditur me thikë gruan e tij Shkëlqime Kalia si dhe komshiun, Enver Sula që ndërhyri për t’i ndaluar.

Konflikti mes çiftit mendohet të ketë nisur, pasi autori dyshonte se e tradhtonte gruaja.

E ëma e autorit, Mersine Kalija tha për mediet se i biri vuante nga problem të shëndetit mendor dhe se kishte rreth dy muaj që nuk merrte ilaçet.