Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat rreth 20 persona ditën e djeshme dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lidhje me atentatin me tritol ku mbeti i plagosur rëndë Indrit Sadedini, 33 vjeç.

Ngjarja ndodhi pasditen e 19 dhjetorit 2021.

Tritoli ishte vendosur në hyrje të garazhit të pallatit ku Sadedini jetonte.

Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar persona të cilët kanë qenë në momentin e shpërthimit në vendin e ngjarjes, familjarë, shokë, të afërt dhe te tjerë me të cilët mund të ketë patur konflikt. Deri tani policia nuk ka një të dyshuar kryesor.

I dëmtuari, baba i një fëmije njihet në Vlorë si lidhje shoqërore e, Isuf Brahimaj, i vrarë në 29 gusht 2014 me tritol në Vlorë.

Dinamika e ngjarjes

Mendohet se sasia e tritolit të vendosur ishte rreth 500 gram dhe i është vendosur gjatë mbrëmjes të së shtunës, 18 dhjetor ose orëve të para të mëngjesit duke u fshehur në hyrje të garazhit të Endrit Sadedinit, teksa për më tepër se 12 orë 33 vjeçcari është ndjekur për të pritur momentin e duhur se kur do goditej.

Tritoli ishte i lidhur me aparat celular në mënyrë që të kishte komandë kur do shpërthehej.

Pista kryesor mbetet që një automjet ta ketë vëzhguar dhe të ketë patur informacion kur kthehej për të marrë makinën, por nuk përjashtohet as fakti që autori apo autorët të kenë lëvizur edhe në këmbë për mos tu pikasur.

33 vjeçari ka marr dëmtime në gjymtyrë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të një marketi aty pranë, autoshkolle dhe lavazhi të cilat mund të kenë fiksuar momentin, por identifikimi është i vështirë për shkak të lëvizjes së lartë në atë aks rrugor.

Levizte me makine te blinduar 

Endrit Sadedini lëvizte me makinë Benz S Class ngjyrë e zezë e blinduar çka tregon se i druhej një atentati.

Pista kryesore e hetimeve mbeten hasmëritë e vjetra dhe prishja e pazareve të drogës.

Ngjarja po hetohet edhe në lidhje me një ngjarje e cila ka ndodhur në dhjetor 2017 ku Sadedini i shpëtoi një atentati me tritol ndërsa në prill të atij viti në lokalin “Fiks Fare” administruar nga ai ndodhi një konflikt qe më pas u degjenerua në përdorim të armës ku mbeti i vrarë Ergys Gjioveshaj dhe tre të plagosur mes tyre një femër.

Sadedini është figurë e njohur për blutë e Vlorës pasi ka qenë i dënuar për trafikim të qënieve njerëzore dhe prostitucion.

FNSH ka mbërritur dje në Vlorë e mbështetur nga policia e rendit që kanë krehur zonën dhe kontrolluar automjetet por deri tani asnjë autor.