Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin grykë e Zezë në Lezhë, pasi ish-dhëndri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin dhe djalin e tij.

Lidhur me këtë ngjarje policia thekson se ka ndodhur për shkak të një konflikti familjar, e cila lidhet me divorcin e Besnik Pjetrit me vajzën e Pjerin Perjakut.

Sipas policisë Besnik Pjetri ka shkuar në banesën e Pjerin Perjakut dhe ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur ish-vjehrrin dhe djalin e tij Gent Perjaku.

Dy viktimat ditën e sotme janë kthyer nga Italia. Ndërkohë autori pas ngjarjes është larguar menjëherë.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën dhe po punon për kapjen e autorit.