Blindohet nga policia zona e Niklës dhe zonat përreth e Krujës. Burime për Ora News, bëjnë me dije se 6 makina policie e dhjetëra policë të ardhur nga Durrësi në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Krujës, po vijojnë kontrollet në zonën e Niklës dhe zonat përreth Krujës.

Sipas informacioneve jo zyrtare janë akoma edhe 40 deri në 50 vatra të mbjella me bimë narkotike në ketë zonë. Vetëm pak ditë më parë në këtë zonë u arrestuan 16 persona të cilët u kapën me bimë narkotike.

Pak ditë më parë,  aksioni anti-kanabis është zhvilluar në Lezhë, ku u asgjësuan 4 mijë rrënjë kanabis por që nuk pati të arrestuar. Po ashtu para disa ditësh një tjetër megaoperacion u zhvillua në Krujë dhe Fushë-Krujë.

ora tv