Një 32-vjeçar është dhunuar me sende të forta ditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Dorjan Përdoda është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar, sic njofton policia.

Ai ështe dërguar me urgjencë në spital, teksa mësohet se ka marrë plagë të shumta. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin D. P., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.