Presidenti i Komunitetit Shqiptar të Hanias, ka dhuruar libra në gjuhën shqipe për bibliotekën e bashkisë së Hanias në Kretë të Greqisë.

Lajmin, e ka bërë të ditur vetë bibloteka, ku thotë se librat janë në gjuhën shqipe dhe greke, sakaq bën me dije se do të vihen në dispozicion për fëmijët me origjinë shqiptare.

Në fotot e publikuara, shihen se në mesin e librave të dhuruar është edhe abetarja e gjuhës shqipe.

Deklarata e Bibliotekës Bashkiake Hania:

Libra falas për fëmijë në dy gjuhë, greke dhe shqipe, për pasurimin e koleksionit të Bibliotekave të Fëmijëve të Bashkisë sonë dhe informacionin e fëmijëve me origjinë shqiptare, nga Presidenti i Komunitetit Shqiptar të Hanias.

Kjo lëvizje na bën të lumtur dhe forcon bashkëpunimin tonë dhe në të njëjtën kohë inkurajon fëmijët me origjinë shqiptare të vizitojnë Bibliotekat e Fëmijëve, të marrin hua libra dhe të marrin pjesë në programet e leximit, kur kushtet lejojnë. Ora news