Home ELBASANI SOT DITA E FLAMURIT FESTOHET EDHE NË ELBASAN

DITA E FLAMURIT FESTOHET EDHE NË ELBASAN

10

Ceremonia zhvillohet pa praninë e qytetarëve

Edhe në  qytetin e Elbasanit gjatë paradites është  festuar Festa e Flamurit. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ishin të pranishëm drejtues vendor dhe deputet.

 Fjalimi i rastit pranë bustit të patriotit Aqif Pashë Elbasani u mbajt nga prefektja Majlinda Perriu, e cila i thuri lavde luftës dhe përpjekjeve që sollën shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e flamurit si simbolikë e mëvetësisë.

Majlinda Perriu Prefekte e Qarkut Elbasan

Edhe në këtë aktivitet e djathta nuk ishte e pranishme për te përkujtuar ditën e flamurit.