Një 49-vjeçar është zhdukur në Divjakë, pa lënë asnjë gjurmë.

Bëhet me dije se në në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja Th. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Bregas, se bashkëshorti i saj, shtetasi V. S., 49 vjeç, është larguar nga banesa në datë 01.05.2022 dhe nuk është kthyer më.

Policia po punon për të bërë të mundur gjetjen e 49-vjeçarit.

“Në datë 14.05.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja Th. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Bregas, se bashkëshorti i saj, shtetasi V. S., 49 vjeç, është larguar nga banesa në datë 01.05.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 49-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.