Policia e Lezhës ka dalë me një sqarim në lidhje me lajmin e arrestimit të djalit të ish-deputetit të PS, Dashamir Peza, disa ditë më parë pasi u kap me doza te vogla droge. Sipas policisë, nuk është e vërtetë që është fshehur ngjarja, duke argumentuar se arrestimi i Gëzim Pezës dhe disa personave të tjerë është pasqyruar.

Policia po ashtu sqaron të gjitha procedurat që janë ndjekur që nga momenti kur janë arrestuar personat deri tek dhënia e masës së sigurisë nga ana e gjykatës.

“Nga momenti i arrestimit, shtetasi G.P. ka qëndruar në dhomat e paraburgimit në DVP Lezhë, deri në momentin që është dërguar në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për seancën gjyqësore për vleftësim të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë.

Në seancën gjyqësore, Gjykata e ka vleftësuar të ligjshëm arrestin e kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, të shtetasit G.P., duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore të caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve është bërë ekzekutimi i Urdhërit të Prokurorit për zbatimin e Vendimit të Gjykatës, ku shtetasi G.P. është dërguar në banesën e tij i shoqëruar nga shërbimet e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sqarimi i policisë

Në lidhje me disa lajme të postuara në rrjete sociale mbi kapjen e shtetasit G.P. në Shëngjin me datë 02 qershor 2022 të cilët i janë gjetur sasi të vogla lëndësh narkotike, dhe pretendohet se është lëshuar pas disa orësh nga Policia, sqarojmë se :

Me datë 02.06.2022, në zbatim të planit të masave   për garantimin e rendit dhe sigurisë, gjatë aktivitetit UNUM Festival 2022, në Shëngjin, në postbllok në hyrje, është ndaluar për  kontroll fizik shtetasi G.P. 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale sasi të vogla lëndësh narkotike.

Pas këtij konstatimi, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, janë kryer të gjitha veprimet procedurale hetimore, duke arrestuar në flagrancë shtetasin G.P. për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe materialet procedurale në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime mëtejshme.

Nga momenti i arrestimit, shtetasi G.P. ka qëndruar në dhomat e paraburgimit në DVP Lezhë, deri në momentin që është dërguar në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për seancën gjyqësore për vleftësim të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë.

Në seancën gjyqësore, Gjykata e ka vleftësuar të ligjshëm arrestin e kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, të shtetasit G.P., duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore të caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve është bërë ekzekutimi i Urdhërit të Prokurorit për zbatimin e Vendimit të Gjykatës, ku shtetasi G.P. është dërguar në banesën e tij i shoqëruar nga shërbimet e policisë.

Gjithashtu, informojmë se, arrestimi i tij si dhe i disa  shtetasve të tjerë të dyshuar për vepra të ndryshme penale, gjatë ditëve të zhvillimit të festivalit,  janë publikuar në ëebin zyrtar të Policisë së Shtetit, ëëë.asp.gov.al/ raporti ditor  i ngjarjeve policia e shtetit 3 qershor 2022.

Gjithashtu, edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është dhënë njoftim përmbledhës mbi rezultatet e mbylljes së aktivitetit.

Në përfundim, theksojmë se,  si për rastin e shtetasit të lartpërmendur, ashtu edhe për të gjitha rastet e tjera, nga Policia e Lezhës, janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedurale konform procedurës standarte, në mënyrë të paanshme dhe ligjore.