Rama: Për mua është shumë  e qartë ajo që ka ndodhur. Albini nuk ka dashur konfrontimin e drejtpërdrejtë  për këtë temë. Mendoj se Shqipëria nuk është notere e çdo politike që ndjek Kosova, jemi dy shtete të barabarta. Qëndrimin jonë është të themi të vërtetën në sy dhe të mbajmë qëndrimet tona. Propaganda dhe fryma që mbajtën qytetarët ishte një gjë tjetër. Kjo që ndodhi nuk ishte normale, gjërat janë keq. Po përpiqen të shmang diçka më të madhe , po bëjmë diçka më të mirë. Ju mendoni me mua më jep kënaqësi fati që Albinit nuk i kapet asnjë derë nga zyrat e homologëve në Amerikë, përkundrazi me duket e tmerrshme. Unë nuk hyj tek ata që i konsiderojë partnerët ndërkombëtar si zoti vetë, zoti është mbi në dhe ndërkombëtarët. Në nivelin personal nuk ka asnjë problem, jam i gatshëm ta takojë në çdo moment, ju do habiteni se sa mirë shkojmë.