Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ditën e tretë të Festivalit të Politikës Atreju 2023, me ftesë të Kryeministres Meloni, u takua në Romë me biznesmenin dhe investitorin Elon Musk, i cili ishte gjithashtu i ftuar në këtë event dhe shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë.

“Do më pëlqente të vija në Shqipëri!” – u shpreh Musk.

“Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh” – ftoi Kryeministri Rama.