Khloe Kardashian ka zbuluar se skandali i babait të fëmijës së saj, Tristan Thompson, do të dokumentohet në serialin e ardhshëm “The Kardashians”.

Në një intervistë me “Variety”, ajo u shpreh: “Do të doja që të mos flisja kurrë për këtë, sepse nuk është një gjë argëtuese për të folur.”

Në janar, Tristan Thompson kërkoi falje publike duke konfirmuar se ai kishte një djalë me trajneren e tij personale Maralee Nichols.

Basketbollisti profesionist kanadezo-amerikan pranoi se kishte kryer marrëdhënie me Nichols në ditëlindjen e tij në mars 2021. Ai ishte në një lidhje me Khloe Kardashian në atë kohë.

Tristan Thompson dyshohet se e ka tradhtuar Khloe Kardashian në shumë raste që kur ata filluan të takoheshin në vitin 2016. Si rezultat, dyshja kanë pasur një marrëdhënie të trazuar.

Një tjetër skandal ishte dhe ai i Tristan me shoqen e ngushtë të Kylie, Jordan.

Ata u panë bashkë në një festë, ndërsa Khloe dhe motrat Kardashian e morën vesh lajmin të nesërmen.

© SYRI.net