Belind Këlliçi e ka quajtur domosdoshmëri praninë e tij në Foltoren e Sali Berishës, e cila sipas tij ka në përbërje të saj të gjithë anëtarët e partisë.

Këlliçi tha se PD është një parti e ndërtuar mbi bazën e demokracisë, dhe nuk mund të bëjë të kundërtën e asaj që ka si themel dhe ideologji.

Berisha nga ana e tij tha se Basha nuk e futi në lista Këlliçin në zgjedhjet e 2017-tës, pikërisht nga frika se mos i zinte vendin, për shkak të mbështetjes që kishte nga të rinjtë.

Belind Këlliçi: Dua të falenderoj çdo anëtar të forumit që në këto vite nuk ka lënë rrugicë pa trokitur për të kërkuar votën për PD, unë sot jam deputet falë jush, ju jam mirënjohës përjetë. Mandati im nuk është i përjetshëm.

Unë as nuk mund ta mendoja që të mos isha sot pjesë e Foltores, do të ishte çmenduri që unë të kisha frikë për të thënë mendimin para anëtarëve të forumit.

Berisha: Unë do të them dy fjalë sot këtu, Belind Këlliçi iu ka përfaqësuar ju me dinjitetin më të madh, u ka qendruar besnik ju , edhe në kohën kur iu bënë jashtë çdolloj konteksti padrejtësitë më të mëdha, edhe kur u përjashtua nga mundësia për tiu përfaqësuar ju në Kuvend, se kryetari shihte mundësinë se mund ti zinte vendin. Belind Këlliçi nuk u lëkund nga ju, qëndroi besnik./Faxweb.al