Dy reperë italianë janë arrestuar nën akuzën se kanë kërcënuar, me thika dhe fyerje raciste, një 41-vjeçar me origjinë nigeriane në stacionin e trenit Carnate: “Duam të të vrasim se je i zi”.Ata e kanë kërcënuar në nënkalimin e stacionit hekurudhor Carnate, në Brianza me thika në dorë, fraza raciste: “Duam të të vrasim se je zezak”, shkruajnë mediat italiane.Dhe kur burri, një punëtor 41-vjeçar me origjinë nigeriane, i cili po kthehej në shtëpi pas një dite pune, u largua duke lënë çantën e shpinës dhe biçikletën, ata e ndoqën duke vazhduar t’i bërtisnin me fyerje dhe ofendime.Përfundimisht, dy reperat u kthyen dhe, në platformën e trenit, njëri prej tyre grisi rrotat e biçikletës dhe e hodhi në shina, ndërsa tjetri filmoi skenën me celularin e tij.