Grupi që doli nga audicionet e X Factor dhe bëri bujë të madhe në botë, Little Mix, tashmë është me një anëtare më pak. Bëhet fjalë për Jesy Nelson, e cila deklaroi se ky vendim erdhi për shkak të shëndetit të saj mendor.
Sidoqoftë, fansave nuk u shpëton asgjë. Nuk qe vetëm ky lajm që u tërhoqi vëmendjen, por edhe fakti që fill pas deklaratës ajo ka hequr nga Instagrami menaxheren e grupit, Sam Cox.
Sam ende ndiqet nga anëtaret e tjera, Perrie Edwards, Leigh Anne Pinnock dhe Jade Thirlwall ndërsa ende ndjek Jesy në Instagram.
Komentet nuk u kursyen duke u theksuar sa më shumë ky veprim. Në faqen zyrtare të Little Mix në Instagram, u postua një foto e të katër vajzave me mbishkrimin:
“Pas 9 vitesh të mrekullueshme që kaluam së bashku, Jesy mori vendimin të largohet nga Little Mix. Është një periudhë shumë e trishtueshme për ne sepse jemi treguar shumë suportiv ndaj saj. E duam shumë dhe ramë dakord me të pasi është shumë e rëndësishme që ajo të bëjë më të mirën për shëndetin e saj mendor dhe mirëqenien e saj. Ende po e shijojmë rrugëtimin tonë si Little Mix dhe tre anëtaret e mbetura nuk janë gati që kjo të mbarojë. E dimë që largimi i Jesy do të jetë lajm i pakëndshëm për fansat. Ju duam pafund dhe u jemi mirënjohës për besnikërinë që keni treguar ndaj nesh si dhe suportin. Mezi presim t’ju shohim në turnetë e ardhëm.
Me dashuri,
Jade, Perrie dhe Leigh Anne”
Turneu i tyre u shty për në Prill të vitit të ardhshëm për shkak të pandemisë.