Home ELBASANI SOT VIDEO/DRAMA E GRUAS SË DIVORCUAR ME DY VAJZA NË ELBASAN

VIDEO/DRAMA E GRUAS SË DIVORCUAR ME DY VAJZA NË ELBASAN

26

Në pamundësi të shlyerjes së qirasë  përfundon në rrugë

Jeta me 42 vjecaren Eglantina Murra nga Mati martuar në Elbasan nuk është treguar aspak bujare. Prej një viti gruaja është divorcuar nga bashkëshorti me të cilin ka dy vajza binjake të moshës 12 vjece. Ta merrte këtë vendim nuk ishte aspak e lehtë për të por dhuna e vazhdueshme në prezencë edhe të vajzave bëri të hidhte hapin e para. Kjo nënë me dy vajza të mitura rrezikon që nga sot të dalë në rrugë të madhe, pasi ka 4 muaj që nuk paguan dot qeranë e banesës.

 Ajo vuan nga semundja e lupusit që ia vështirëson jetën, dhe e bën të jetë e paaftë për punë.Me shumë probleme të tjera, si rrjedhojë e konflikteve me bashkëshortin, Eglantina kërkon sot ndihmë nga shteti, pasi rrezikon që të flejë poshtë urave. Me lot në sy ajo tregon se ka tentuar që ti japë fund disa herë jetës, por meraku për vajzat që do të mbeteshin pa të, e ka bërë që të heqë dorë.

Eglantina tregon se bashkëshorti nuk i jep rregullisht lekët për pensionin e vajzave, dhe vazhdimisht i duhet që të marrë borxhe, në mënyrë që të sigurojë ushqim për fëmijët e saj. Kjo nënë sot shtrin dorën për ndihmë, ndërsa lutet për dy vajzat e saj.

Edhe vajzat 12-vjeçare e kanë të vështirë që ta shohin nënën e tyre në këtë gjendje, ndërkohë që apelojnë për ndihmë nga institucionet. Vajzat i kanë të ndara dhe ëndrrat e tyre, njëra do të bëhet mjeke, e tjetra police, në mënyrë që të shërojnë e mbrojnë nënën e tyre, me të cilën jeta dhe fati nuk janë treguar bujare.

Kjo nuk është hera e parë të Eglantina dhe vajzat e saj flejnë rrugëve. Por rritja e tyre e frikëson gruan se dikush do tu afrohet ti bëjë keq./egnatia news