Ka përfunduar ndeshja mes Barcelonës dhe Villarrealit dhe mund të themi se kemi parë një “dramë të vërtetë”.

Kjo ndeshje na dhuroi pafund gola dhe emocione. Villarreal ka triumfuar në Camp Nou, duke mundur Barcelonën me rezultatin 5-3.

Ishinn fituesit ata që kaluan në epërsi me një gol që në pjesën e parë nga lojtari më i mirë i Villarreal, Gerard Moreno. Por drama e vërtetë nisi në pjesën e dytë.

Villarreal shënoi edhe një herë,duke e dyfishuar rezultatin, por Barça nuk e mbylli me kaq. Brenda 10 minutave, Barcelona shënoi 3 herë, duke e përmbysur kështu rezultatin dhe për të dhënë idenë se fitorja ishte e tyre.

Por nuk ishte vetëm Barcelona që do të përmbyste. Ashtu si “Blaugrana”, edhe Villarreal. “Nëndetësja e verdhë” realizoi “Remontadën” në Camp Nou duke shënuar dy gola të tjerë në minutat 99 dhe 112 dhe duke e mbyllur ndehjen me rezultatin 5-3.

Për Barcelonën ky ishte një tjetër zhgënjim, pasi brenda 2 javëve, humbi finalen e Superkupës, u eliminua nga Kupa e Spanjës dhe humbi ndeshjen e sotme.

Tashmë, trajneri Xavi është në një rrezik të vërtetë për të lënë stolin e Barcelonës.