Lorin Ymeri, drejtori i Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara, është djali i Frederik Ymerit, shkruan newsbomb.al. Ky i fundit është personi që përmendet në dosjen e SPAK si pjesë e një celule që shiste të agjenturat e huaja informacione sekrete dhe sensitive të shtetit shqiptar.

Dokumentet e siguruara nga burime tepër konfindenciale në SPAK, hedhin dritë mbi një hetim të nisur nga SHISH, struktura e antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme, duke u vënë në mbikqyrje të rreptë 5 persona, Frederik Ymerin, Gjergji Kotin, Bashkim Abazi, Luftar Çunaj, dhe Maksim Ferra.

Në dosje thuhet se subjekti i dyshuar për spiunazh, Frederik Ymeri, ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe se detyrën e fundit në këtë institucion e ka pasur në vitin 2003 si Drejtor i Krimit të Organizuar në Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror. Katër shtetasit e tjerë mblidhnin informacione për Ymerin.

Nuk dihet nëse nga hetimet e autoriteteve shqiptare preket dhe djali i Frederik Ymerit, drejtori i ADISA-s, i cili deri pak javë më parë kishte ën dorë të gjitha informacionet e shtetasve shqiptarë. Institucioni i drejtuar nga Lorin Ymeri, ka mundësuar të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve, derisa ato kalaun online në e-Albania.

SPAK disponon informacione se në një rast Frederik Ymeri dhe Maksim Fera, kanë informuar një person të paautorizuar që është pjesë e shërbimeve jo mike (Ruse-Iraniane) në vendin tonë, lidhur me emra të punonjësve të veçantë të institucioneve të sigurisë në vend, duke cënuar kështu rëndë veprimtarinë e tyre në tërësi.

Lorin Ymeri thotë në CV-në e tij se gjatë periudhës 2013-2016, ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Kabinetit të ministrit për Inovacionin dhe Administratën Publike, shkruan newsbomb.al. Gjithashtu, ai ka kryer detyrën e ndihmësit të kryeministrit për çështjet e integrimit evropian.

Prej majit të vitit 2018, Lorin Ymeri ushtron funksionin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA.