Home AKTUALITET Drejtuan mjetin në mënyrë të parregullt, arrestohen tre persona në Vlorë

Drejtuan mjetin në mënyrë të parregullt, arrestohen tre persona në Vlorë

22

Tre persona janë arrestuar në Vlorë, të cilët drejtuan automjetin në mënyrë të parregullt.

Në pranga ra një 64-vjeçar, P.SH., pasi teksa drejtoi mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasoj ka dalë nga rruga, ku ka mbetur i dëmtuar lehtë pasagjeri 74-vjeçar.

Edhe një 24-vjeçare, banuese në fshatin Bestrovë, Vlorë, u arrestua pasi drejtonte mjetin pa patentë.

Një 52-vjeçar, banues në fshatin “Babicë e Madhe”, Vlorë, u arrestua po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.