Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka folur lidhur me rikthimin në “Old Trafford” dhe rëndësinë e madhe që kishte trajneri Sir Alex Ferguson.

Portugezi refuzoi Man Cityn dhe u rikthye te “Djajtë e Kuq”, me të cilët nënshkroi kontratë 2-vjeçare. CR7-ta tregoi rolin e rëndësishëm që kishte Ferguson për rikthimin te Man United.

“Që kur nënshkrova për Man United si 18-vjeçar, Sir Alex Ferguson ishte çelësi. Më kujtohet kur luaja kundër Manchesterit ndërsa isha te Sporting. Për mua, Sir Alex është babai i futbollit. Më ndihmoi shumë, më mësojë shumë gjëra dhe sigurisht ka pasur rol të madh shkaku i lidhjes që kishim, flisnim tërë kohën dhe është person i pabesueshëm. Ishte personi kryesor që erdha në këtë pozicion, prandaj nënshkrova për Manchester United”, deklaroi ai.

Më pas Ronaldo foli edhe për synimet e ardhshme me gjigantin anglez, ndërsa përmendi fitimin e trofeve.

“Mendoj se është vendimi më i mirë që kam marrë. Është vendimi i duhur në mendimin tim. Kalova nga Juventus te Manchester, sfidë e re, jam i lumtur dhe i kënaqur”.

“Dua të vazhdojë sërish, të bëjë historinë, të provojë t’i ndihmojë Manchesterit të arrijë rezultate të mira, të fitojë trofe. Kam histori fantastike me këtë klub të mrekullueshëm. Isha si 18-vjeçar dhe tani jam i lumtur që u riktheva pas 12 viteve. Jam i kënaqur dhe duke u përgatitur për ndeshjen e parë”, theksoi Ronaldo.