Një video e momentit të arrestimit të komedianes amerikane, Tiffany Haddish po bëhet viral në rrjet. Policia e Beverly Hills vuri në pranga aktoren mëngjesin e sotëm.

Oficerët thanë se ata morën një telefonatë rreth orës 5:45 se dikush ndaloi në mes të “Beverly Drive”, e mbështetur në timon duke fjetur, teksa makina ishte në lëvizje.Kjo është hera e dytë që Haddish arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Në janar 2022, ajo u “kap”, sërish në rrethana të ngjashme, në zonën e Atlantës.