Pas Gjermanisë dhe Belgjikës, tashmë Kina po kalon një situatë të vështirë përsa i përket përmbytjeve nga reshjet e shiut.

Deri më tani janë konfirmuar 51 viktima dhe qindra të tjerë të humbur ndërsa rreth 400 mijë qytetarë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Një grua e cila kishte mbetur nën rrënoja arriti të nxjerrë gjallë foshnjën e saj, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Sipas BBC, nëna dhe fëmija ishin të bllokuar nën rrënoja për më shumë se 24 orë në një fshat të provincës Henan.

Mediat kanë publikuar videon teksa shpëtohet foshnja 3-4 muajshe nga rrënojat, por autoritetet nuk kanë mundur t’i shpëtojnë të ëmën.

Një i afërm i familjes lajmëroi ekipet e shpëtimit pasi kishte dëgjuar zërin e foshnjes nën rrënoja. Nëna e kishte nxjerrë foshnjen në një pjesë ku nuk rrezikonte të mbytej.

Shpëtuesit nxorën foshnjen të cilën e dërguan në spital ku fatmirësisht nuk kishte dëmtime. Ndërsa trupin e pajetë të nënës e gjetën më pas ku dukej qartësisht se ajo tentoi të shpëtonte foshnjen.