Gjashtë muaj nga ekzekutimi me kallashnikov i “të fortit” të Shkodrës, Ritvan Ramazani, prokuroria e këtij qyteti ka pushuar akuzën e vrasjes për njërin nga vëllezërit Mehmedaj.

Hydajet Mehmedaj, i cili në muajin Djetor 2020 u shpall në kërkim nga policia dhe më pas u vetëdorëzua, tashmë është liruar përfundimisht nga burgu, për shkak se prokuroria e Shkodrës, ka vendosur të pushojë akuzat për të.

Sipas argumentit të prokurores së çështjes, Hydajet Mehmedaj, ka qënë shofer i automjetit nga ka zbritur vëllai i tij, Duel Mehmedaj, i cili akuzohet se ka qëlluar disa herë në drejtim të Ritvan Ramazanit, duke e vrarë në vend.

“Ora Neës” mëson se në përfundim të hetimeve të kësaj dosje penale, janë çuar në gjykatë, si të pandehur Duel Mehmedaj dhe Mikljor Gjokën.

Ky i fundit akuzohet për veprën penale të “Moskallëzimit të krimi”, ndërsa ndaj Duel Mehmedaj, rëndon akuza e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Të pandehur për akuzën e “Maskallëzimit të krimit”, janë marrë dhe dy punonjësit e pikës së karburantit, Marjeta Gramshi dhe Blerim Mlloja, të cilët edhe pse kanë parë të gjithë skenën e krimit, nuk kanë pranuar të flasin në polici.

Sipas pamjeve filmike te vrasjes, Duel Mehmedaj, zbret nga një “Benz-Mercedes”, ngjyrë të zezë me targë AA 259 BA dhe në duar mban një kallashnikov, ku fillon të qëllojë në drejtim të Ramzanit, i cili ndodhej në timonin e automjetit tip “BMË X5”.

Nga pamjet filmike por dhe dëshmia e dhënë në polici nga Milkjor Gjoka, i pari që ka qëlluar me një pistoletë “TT”, ka qënë Ritvan Ramazani, dhe më pas ka zbritur nga makina dhe është kundërpërgjigjur me “lumë” plumbash kallashnikovi, Duel Mehmedaj.

Kamerat e sigurisë të një karburanti pranë vendin të ngjarjes, kanë sjellë dokumentimin e plotë të dinamikës së krimit, ku tregohet qartë se Duel Mehmedaj, fillimisht ka hapur zjarr në pozicion ballor, ndërsa menjëherë pozicionohet në pjesën e pasme të shoferit nga ana e majtë, ku në një distancë rreth 1 metër, ka vijuar të qëllojë me breshëri në drejtim të Ridvan Ramazanit, duke e lënë të vdekur në vend.

Duel Mehmedaj, shfaqet shumë i qetë pas kryerjes së krimit, ku kthehet drejt makinës që drejtohej nga vëllai i tij Hydajet Mehmedaj, duke ia bërë me dorë këtij të fundit që të largohet se bashku me shokun e tij, Milkjor Gjoka. Sipas policisë Mehmedaj, ka qëlluar plot 30 plumba.

Pas kësaj skene, Duel Mehmedaj, është larguar në këmbë me kallash në duar, duke hyrë në ambjentet e karburantit dhe kërcënuar dy punonjësit, që të mos tregonin asgjë në polici, për çfarë kishin parë.