Home AKTUALITET “E donin me patjetër të vdekur”/ Ekzekutimi i Bledar Muçës, flasin fqinjët...

“E donin me patjetër të vdekur”/ Ekzekutimi i Bledar Muçës, flasin fqinjët dhe zbulojnë detajet e reja: Njihej nga të gjithë si…

281

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme u ekzekutua në belgjikë shqiptari Bledar Muça. Të dhënat më të fundit bëjnë të ditur se autorët e donin me patjetër të vdekur Bledar Muçën.about:blank

Ky qëllim u arrit mbrëmjen e të shtunës pak para mesnatës, teksa ai po kthehej në banesën e tij në Belgjikë. Duke iu referuar mediave belge, për eliminimin e Bledar Muçës, “hasmit” kanë pajtuar vrasës me pagesë, nisur kjo edhe nga mënyra që kanë kryer qitjen me përpikmëri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhojë, ndërsa një plumb e ka kapur në kokë Bledar Muçën i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Edhe pse në Shqipëri 39-vjeçari nga Elbasani i kishte shpëtuar 2 atentateve, në atentatin e të shtunës, porositësit u siguruan që të mos kishte asnjë gabim në ekzekutimin e tij.  Prokurori i Antëerp, Kristof Aerts shprehet se autorët kanë ditur çdo lëvizje të Bledar Muçës i cili sapo është afruar pranë banesës së tij rreth orës 23:00 të së shtunës është qëlluar me breshëri arme. Në atentat kanë marrë pjesë të paktën dy persona, një që ka kryer qitjen dhe një tjetër që ka ndihmuar në largimin e tij. Qitësit kanë mundur të largohen edhe pse shumë pranë vendit të ngjarjes ishte një Komisariat i Policisë. Mesa duket Bledar Muça i ruhej një sulmi ndaj tij, ndaj kishte zgjedhur edhe një vend sa më të sigurt pranë komisariatit për të jetuar prej të paktën një viti.

Në mediat belge janë publikuar edhe disa dëshmi të fqinjëve të cilët raportojnë se e njihnin si “anglez” viktimën, kjo për shkak se ai kishte shtetësi britanike. Një prej fqinjëve ka parë edhe njërin prej vrasësve, i cili është larguar teksa në dorë kishte armën.about:blank

“Pashë një nga autorët duke ikur me makinë. Mbante armë në dorë”, ka thënë fqinji.

Zona e Aartselaar njihet për luftën e ashpër mes klaneve të drogës që importohet nga Amerika e Jugut. Hetimet janë fokusuar pikërisht në pistat që e lidhin viktimën me pazaret e drogës, por edhe për larje hesapesh në Shqipëri.JU REKOMANDOJMË