Dy tërmete kanë tronditur pasditen e së dielës Greqinë. Qendra Europiane e Sizmologjisë bën të ditur se tërmeti i parë është regjistruar rreth orës 19:00 me atë lokale dhe ka pasur një magnitudë 5,3 të shkallës rihter.
Vetëm 3 minuta më pas është regjistruar edhe një lëkundje më e lehtë me magnitudë 3,8 I shkallës rihter, shkruan A2.
Epiqendra e tërmeteve ka qenë e njëjtë në periferi të Selanikut. Nuk raportohet për dëme material. (A2
