Kryeministri Edi Rama ka folur për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS.

Rama u shpreh se në këtë mbledhje kanë folur për Asamblenë e PS që do të mbahet në shtunën, teksa tha se në bisedime u fol edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Kryeministri tha se sot kanë nisur zyrtarisht edhe bisedimet edhe me opozitën për kandidatët për president.

“Sot kemi diskutuar për procesin e hyrjes në parti për kryetarët e të gjitha njësive. Në Asamblenë Kombëtare do miratojmë dhe një sërë dokumentesh që janë miratuar në njësi pas Kongresit dhe ndryshimeve statutore.

Po pati një informacion nga grupi i posaçëm që kemi ngritur, kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvendin e Shqipërisë për të ratifikuar një kandidatur që mund të përfshijë të gjitha palët.

Nuk e di do ta shikojmë nëse ka vullnet shanset janë shumë të mira. Jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të gjetjes së një presidenti dhe të mbyllim kapitullin e epokës së çmendurisë në krye të shtetit” tha Rama ndër të tjera.