Ish-kryeministri Berisha nuk ka pranuar ndërprerjen e seancës plenare nga Ermonela Felaj duke pushtuar fillimisht foltoren e Kuvendit bashkë me deputetët që e mbështesin. Pas debatesh dhe ndërprerjes së seancës, Berisha ka nisur fjalimin e tij pikërisht nga foltorja, por tashmë jo me mikrofonin dhe kamerat e Kuvendit, por nga Facebook-u i tij.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F688121829699636%2F&show_text=false&width=267&t=0

“Fikeni sa të doni mikrofonin, por ja që është mrekulliar e Facebook që më lejon mua dhe deputetët që të komunikojmë me qytetarët, zgjedhësit dhe ndërkombëtarët”, tha Berisha.