Një punonjës policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm nga një automjet. Sipas unfiromave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”, ku mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar ka goditur shtetasin Z.M, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme.

Menjëherë drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë oficeri është dërguar drejt spitalit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar.

Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.