Organizata e cila merret me ruajtjen e fëmijëve ‘Buzëqeshja e Fëmijës’, dhe drejtori i saj Kostas Giannopoulos, po i bien “kambanës së rrezikut ” për zhdukjen e 15-vjeçares Fotini nga Peristeri i Greqisë.

Adoleshentja duket se është në rrezik pasi ka gjasa që të jetë joshur nga një rrjet i trafikut të qenieve njerëzore.

Fotini Giannopoulou ka flokë gështenjë, sy kafe, lartësi 1.60 dhe ka një peshë normale. Ditën kur u zhduk ajo kishte veshur një xhaketë të zezë, dollakë nike gri të errët dhe atlete të zeza Nike.

Kostas Giannopoulos, bëri një apel publik për 15-vjeçaren e zhdukur. Ai kërkoi të flasin ata që dinë diçka pasi siç theksoi, e mitura është përfshirë në një qark të rrezikshëm, ku personat që e përbëjnë atë njihen jashtë vendit si “djemtë e dashuruar”.

“Është një zhdukje e rrezikshme dhe e them sepse ne zakonisht nuk nxjerrim urdhër, por del me vendim prokurorie. Ajo supozohet të jetë larguar vullnetarisht, por është e rëndësishme. Ajo është me disa persona që janë të rrezikshëm. “Ne e dimë se këto qarqe po përdorin të rinjtë për një sërë arsyesh”, tha ai për Alpha News.

Njëkohësisht ai tha se “ dy zonja e kanë marrë dhe supozohet se ka takuar dikë. Nuk shkoi me forcë. Ajo u largua me “vullnetin” e saj. Ata i dhanë asaj premtime të ndryshme si dashuria dhe gjithçka tjetër që dëshiron një fëmijë”.

“Nuk do t’i lëmë të ikin asnjë sekondë , sepse në të kaluarën kemi humbur fëmijë nga kjo situatë. Ata janë të njohur, jashtë vendit quhen “djem të dashuruar “.“Që shesin dashurinë ”, shtoi më pas presidenti i ‘Buzëqeshjes së Fëmijës’.