Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka shkatërruar ambientet e një lokali të marrë me qira në zonën e Radhimës, në Vlorë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 në subjektin “Odeon 2”. Në lokalin e shtetasit Gjik Novruzi, të marrë me qira nga shtetasi Sadri Shabani, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive.

Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë, Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton Policia e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.