Një 65-vjeçar është gjetur i pa shenja jete në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se shtetasi B.M  është gjetur i pajetë në rrugën “Ali Shefqeti” nga kalimtarët.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi B. M., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.