Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesi i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, janë rrugës për në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Von der Leyen postoi një foto të premten në Twitter, ku shihet duke ecur në një tren së bashku me kryeministrin sllovak Eduard Heger, i cili po i bashkohet udhëtimit.

“Presim me padurim për të shkuar në Kiev,” tha ajo.

Edhe Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe çështjet Sigurisë, postoi gjithashtu një foto të tij me Von der Leyen duke u nisur në udhëtimin e tyre.

Shefi i Komisionit Evropian do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten, sipas zëdhënësit presidencial ukrainas Sergei Nikiforov.

Vizita vjen pasi blloku miratoi paketën e pestë të sanksioneve kundër Rusisë të enjten në mbrëmje, veçanërisht duke vendosur një ndalim importi për qymyrin rus.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha në një konferencë për shtyp të NATO-s në Bruksel se sanksionet janë një “presion serioz” që po ushtrohej mbi Rusinë, megjithëse sipas tij duhej vendosur embargo e naftës ruse.