Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në orët e para të mbrëmjes në fshatin Vidhas në Elbasan.
Drejt vendngjarjes shkuan dy zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e flakëve.
Mësohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, por rrezikon të mbjella, drufrutorë e madje edhe disa banesa që ndodhen aty pranë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes është edhe policia.