Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali.

Një burrë, i cili ndodhej së sallën e lindjes së bashku me gruan e tij pa nga telefoni ku kishte të instaluara kamerat e sigurisë se dy persona po përpiqeshin të hynin në shtëpi.

Ai lajmëroi policinë e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, në lagjen Staglieno në Genova.

Policia arrestoi dy shqiptarë të moshës 24 dhe 30 vjeç pas një ndjekjeje në pyllin e Righit, shkruan Ansa.

Agjentët u kontaktuan nga babai i ardhshëm i cili pa dy burrat e maskuar nga kamerat vëzhgimit, teksa përpiqeshin të hapnin derën dhe të hynin brenda.

Kur dy shqiptarët panë policët tentuan të arratiseshin në pyll. Por arratia nuk zgjati shumë pasi agjentët i arritën dhe i arrestuan./Abcnews.al/