Kolegji i Kryetarëve i Partise Demokratike është mbledhur sot ne Fier. Në një prononcim për mediat pas takimit disa oresh, Enkelejd Alibeaj është shprehur se ky takim maratonë është përqëndruar në disa pika mes te cilave riorganizimi i strukturave të cdo dege si dhe përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie dhe keshilla bashkiake.

Alibeaj ka shtuar se tentativa për të dale me nje kandidat fitues nga opozita ishte një ndër alternativat më të pelqyera prej tyre, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga kampi tjeter.

Alibeaj ka theksuar se synimi është për bashkimin e demokratëve, ndërsa në zgjedhjet e majit pritet të promovohen figura të pastra dhe gjithëpërfshirëse.

Alibeaj: Sot mbledhja me Kolegjin e kryetarëve të PD së bashku me kryesinë e PD ishin 2 qëllime, informimi për të gjitha zhvillimet e fundit që ishte dhe synimi ynë për daljen tonë me një kandidat të përbashkët dhe marrja e qëndrimit që morëm ishte e udhës sot që jo vetëm të informonim por edhe fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes dhe identifikimit qoftë për kandidatura për kryetarë bashkie apo këshille bashkiake.

Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.

PD e ka detyrim që të marrë pjesë ne cfarëdolloj procesi zgjedhor. Ishte një gabim që nuk morëm pjesë në zgjedhjet e 2019.

PD  ajo zyrtare e ka për detyrim të dalë ne zgjdhje me kandidatët e saj në cdo bashki e këshill. Nuk jemi ne ata shkaktarët se ajo cfarë ndodhi në marrs, kurrsesi përkundrazi përgjatë këtij viti nga ana jonë nuk janë lëshuar sinjale, nuk jemi shkaktarët e ndarjes, madje kemi bërë maksimumin që ndarja, carja të mos ndodhte.

Në prill kur pati një lëvizje për të krijuar struktura paralele, grupi parlamentar krijoi një paltformë për të parandalur krijmin  e këtyre strukturave do ta konkretizonin carjen.

Ne do marrim pjesë në zgjedhjet. Ne bëmë edhe aktin e fundit, bëmë shtrirjen e dorës për të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët fitues.