Një video e rëndë po qarkullon në rrjetet sociale të Turqisë, ku një burrë shihet duke dhunuar gruan e tij shtatzënë. Ngjarja ka ndodhur në një prej rrugëve të Stambollit.

Kalimtarët teksa po shihnin skenën e dhunshme, u përpoqën ta neutralizonin burrin. Sipas mediave turke, pavarësisht ndërhyrjes së policisë, gruaja nuk e denoncoi rastin e dhunës.

Nuk dihen emrat e burrit dhunues, apo gruas së tij, por videoja tashmë është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.