Ndërron jetë nga Covid një i ri nga Vlora.

Bëhet fjalë për një 31 vjeçar, i cili nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Fillimisht ishte shtruar në kryeqytet prej më shumë se një muaj ndërsa 4 ditët e fundit pasi gjendja iu rëndua u nis për në Turqi.

Por pavarësisht përpjekjeve të familjarëve të tij duke e dërguar jashtë vendit për kurim, i riu nuk ka mundur dot që të mposhtë Covid, dhe ka ndërruar jetë në spitalin turk.

Në ditët e fundit situata e Covid në vendin tonë është shumë shqetësuese, ku rastet e fataliteteve janë përhapur dhe në radhët e të rinjve, dhe personave që nuk kanë pasur më herët sëmundje të tjera.

Jo më larg se dy ditë më parë një 32 vjeçar nga Belshi ndërroi jetë në spitalin Covid2 në Tiranë, ndërsa ekspertët e lidhin këtë shtim të rasteve të rënda me qarkullimin e mutacioneve të reja të koronavirusit, kryesisht atij britanik.

SYRI.net