Autoritetet u alarmuan pasi një burrë ra në linjat ISAP në stacionin Agios Nikolaos pasditen e së dielës.
Me gjithë përpjekjet e zjarrfikësve të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, personi është gjetur i vdekur dhe është dërguar me autoambulancë të EKAV-së. Në vendngjarje kanë dalë 15 zjarrfikës me 5 automjete.
Autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë.
Trenat kanë qarkulluar për rreth një orë në seksionin Pire – Omonia dhe Kifisia – Ano Patisia.
