Një person është vrarë sot në orët e paradites në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës në Kosovë.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë”, raporton Elezaj, zëdhënësi i Policisë së Kosovë.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull, i moshës madhore pa shenja jete.

Sipas Elezajt, lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar. Ai raporton se mësohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një prone, ky dyshohet se nipi ka vrarë xhaxhanë e tij.