Erion Murataj PSD

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme qytetin Parma të Italisë, ku një burrë goditi me thikë gruan e tij dhe më pas humbi jetën në një aksident tragjik gjatë përpjekjes për t’u arratisur.

Dhahri Abdelhakim, 58 vjeç, me origjinë nga Tunizia, plagosi rëndë nënën e fëmijëve të tij në banesën e saj në San Secondo Parmense, në zonën e Bassa Parmense. Më pas, ai u largua me makinë, por pak kilometra larg shtëpisë, në rrugën provinciale nr. 10, u përplas me një kamion dhe vdiq në vend.

Nga aksidenti mbetën të plagosur rëndë edhe dy persona që udhëtonin me kamionin.

Sipas mediave italiane, gruaja ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi është goditur disa herë me thikë në qafë dhe në pjesë të tjera të trupit. Të tmerruar nga ajo që ndodhi, ishin fëmijët e çiftit, të moshës 8 dhe 6 vjeç, që lajmëruan fqinjën duke kërkuar ndihmë.