Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në Kamëz. Sic raporton policia është qëlluar me armë drejt një lokali, i cili ka qenë i mbyllur.
Si pasojë e të shtënave janë thyer xhamat e lokalit. Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policise
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M..
Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.