Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pustec të Korçës, ku 61 vjeçari Koçi Mitre, ka plagosur me thikë vëllain e tij, 59 vjeçarin me inicialet P.M, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pasi janë konfliktuar në lokalin e lagjes. 61 vjeçari është arrestuar nga policia.

Njoftimi i Plotë

Pustec, Korçë.

Plagosi me mjet të mprehtë vëllain e tij, kapet dhe ndalohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Liqenas, Pustec, rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali shtetasi Koçi Mitre, rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

59-vjeçari P. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi K. M., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

fax web