Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një e mitur është përdhunuar. Autor është një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare.

Policia ka nisur punën për kapjen e tij.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. Z., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare. Vijon puna për kapjen e tij.