Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

Sipas dëshmitarëve një automjet i tipit “Peugeot” i drejtuar nga një femër, për arsye ende të panjohura, hipi mbi trotuar duke goditur rreth 10 kalimtarë të pafajshëm.

Raportohet se të paktën dy persona janë në gjendje të rëndë, ku njëri prej tyre gjendej i shtrirë dhe i gjakosur.

Dëshmitarët thonë se skena ishte tepër e rëndë pasi kudo kishte gjak dhe njerëz përtokë.

Madje sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, mjeti ishte me shpejtësi dhe mori zvarrë të gjithë njerëzit që për fatin e tyre të keq gjendeshin në trotuar në ato momente. Nuk dihen ende detaje zyrtare nga policia