Elton Heta 25 vjecari nga Tirana Ekspert IT dhe Web Developer ka nisur një peticion ku deri më tani ka bërë bashkë mbi 7500 Shqipfolës por cfarë është ky peticion dhe cfarë synon ?

Në një intervistë ekskluzive për EGNATIA NEWS eksperti i IT Elton Heta ka shpjeguar në detaje përfitimet e bizneseve, artistëve, blogerëve, mediave etj nga pranimi i gjuhës Shqipe në platformat e Google.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë dhe të plotësoni peticionin.

Intervista :

Egnatia NEWS : Ju keni nisur një peticion për shtimin e gjuhës Shqipe në platformat e Google kryesisht në Google Ads dhe Google AdSense, si lindi ideja për të krijuar këtë peticion dhe cfarë janë këto dy platforma që na penalizojnë ?

Elton Heta : Duke u përballur cdo ditë me sfida në punën time një problematikë që hasnin bizneset dhe që nuk arrinin të gjenin zgjidhje ishte pamundësia për të reklamuar në Google Ads dhe nga kjo humbjet për një biznes ishin dhe janë të mëdha.
Nisur nga kjo një vit më parë vendosa të krijoj një peticion në Change.org për ti kërkuar Google një mundësi që edhe gjuha Shqipe të jetë e barabartë me gjuhët e tjera të Rajonit ku sot ky peticion ka arritur të plotësohet nga mbi 7500 persona.
Platformat që ne i drejtohemi Google janë platforma që lidhen direkt me biznese të ndryshme dhe individë e artistë.
Për ta bërë më të qartë Google Ads i jep mundësinë cdo biznesi apo individi që të reklamoj produktet apo shërbimet e tij në Google Search, Youtube apo platforma partnere sic janë mediat që shfaqin në websitet e tyre këto reklama nëpërmjet Google AdSense duke kthyer audiencën e tyre në të ardhura që sot nuk i përfitojnë.
Google AdSense nëse do lejontë gjuhën Shqipe sot mediat do ishin të pavarura ekonomikisht duke u garantuar atyre të ardhura të mjaftueshme por fatkeqësisht kjo nuk është e mundur për mediat në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Egnatia NEWS : Po artistët sic mund të theksojmë këngëtarët, aktorët etj pse preken nga kjo problematikë ?

Elton Heta : Ditët e sotme arti dhe artistët janë të lidhura në mënyrë direkte me platforma si Youtube, Spotify etj dhe nga ky fakt një artist që audiencën e tij e ka në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni nuk është i barabartë me një artist që audiencën e ka në Greqi, Itali apo edhe Serbi pasi nga fakti që bizneset Shqipfolëse nuk reklamojnë dot në Google Ads as artistët që ndiqen në territoret e trevave Shqipfolëse nuk do arrijnë të fitojnë nga audienca e tyre pasi këto dy platforma janë të lidhura me njëra tjetrën.
Nëse një artist i Shqiptar i Shqipërisë, Kosovës apo edhe Maqedonisë sot nga 1 milion shikime në YouTube arrin të fitoj 1000$ në momentin që gjuhë Shqipe do jetë pranuar në platformat Google Ads dhe Google AdSense po e njëjta audiencë të njëjtit artist do i sjelli minimumi 3000$ të ardhura që nuk janë pak.

Egnatia NEWS : A ka mundësi që ky peticion ta arrij objektivin e tij pra të pranohet gjuha Shqipe ?

Elton Heta : Gjuha Shqipe është penalizuar në vitin 2012 dhe që nga ajo kohë sot numërojmë 11 vite.
Duke pasur parasysh që Google ka deklaruar disa herë që nuk ka asgjë kundër popullit Shqipfolës mendoj që nëse do bëhemi të gjithë bashkë ta plotësojmë peticionin dhe ti tregojmë Google që populli Shqipfolës ka nevojë që të jetë pjesë e platformave Google do reagoj dhe do na japi lajmin e mirë pasi dua të theksoj që ndaj Google janë fituar shumë peticione të ngjashme dhe nuk është hera e parë që ndodh dicka e tillë por sic e thash vetëm duhet ta shpërndajmë me miqtë që ta plotësojmë të gjithë në të mirë të gjuhës Shqipe.

Egnatia NEWS : Si mund të gjejnë peticionin dhe cila është thirrja juaj për këdo ?

Elton Heta : Peticionin mund të gjejnë shumë lehtë duke klikuar KETU tek rrjetet e mia sociale ose duke klikuar tek PETICIONI.net
Thirrja ime është që të mos ngurojmë ta plotësojmë këtë peticion pasi na kushton vetëm 2 minuta kohë, është falas dhe le ta bëjmë këtë për gjuhën Shqipe dhe për të ardhmen tonë pasi ky është një peticion ku edhe unë jam i barabartë me këdo që e plotëson dhe nuk kam asnjë përfitim apo interes më shumë se të tjerët.

Egnatia NEWS : Faleminderit Elton për këtë nisëm dhe urojmë që të ja dalim!

Elton Heta : Faleminderit dhe ju për mbështetjen dhe që jeni gjithmonë krah nismave pozitive në të mirën e të gjithëve!