Autorët që ekzekutuan në Belgjikë, Bledar Muçës, 43 vjeç, mikun e ngushtë i Florenc Çapjas, dyshohet se janë marokenë. Lajmin e bën me dije gazetari Artan Hoxha.

“Dyshohet se autorët të jenë marokenë. Ideja është se vrasësit mund të mos kenë lidhje direkte por të jenë të kontaktuar për ta bërë këtë gjë. Dyshimet janë se autorët janë marokenë. Veprimet janë ende në fazën  fillestare”, tha Hoxha.

Ndryshe Muça njihej me nofkën bankomati, pasi ishte personi kyç që sillte të ardhura për Çapajt.

Goditja e klanit  Çapja ishte arritje e madhe e policisë. Bledar Muça njihej edhe me nofkën si bankomati, ishte i  riu që prodhonte të ardhurat për klanin, që kishte njohjet. Ishte njeriu që sa herë hynte dhe dilte nga Shqipëria lëvizte me pasaportë britanike, ndërsa kur është vrarë i është gjetur pasaporta bullgare. Imagjino sa e vështirë është të gjurmosh personazhë të tillë.

Muça është personazh shumë i rëndësishëm dhe kjo  është goditje shumë e rëndë për grupin.  Ai siguronte fitimet që vinin nga trafiku në Britani. I është dhënë goditje shumë e rëndë. Është e përmasave të vrasjes së Arjan Spahiut. Dhe ai ishte njeriu që sillte të ardhurat. Pjesëtar i një prej grupeve të tjera që janë goditur në Elbasan. Sulmi ndaj Bledarit ka pasur qëllim të godasë njeriun kryesor që sillte të ardhurat për të përballuar dhe shpenzimet gjyqësore dhe për të mbajtur pjesën tjetër në aktivitet të organizatës dhe për të përballuar sulmet që i vinin ndaj kundërshtarëve”, tha gazetari.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Muca i ka shpetuar 5 atentateve, duke shtuar se atentati i fundit i dështuar ka qenë para 5 muajsh në shtëpinë e tij, në të njëjtin vend ku është ekzekutuar 2 ditë më parë.

“Muça u ka shpëtuar të paktën 5 atentateve, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Muça është qëlluar para banesës, s’ka pasur armë kur është vrarë. Ka pasur një tentativë tjetër për atentat para 5 muajsh, në atë rast atentatorët kishin ndjekur makinën, por u  ishte larguar nga sytë dhe pasi kanë gjetur makinën në garazh kanë parë një preson tjetër duke drejtuar makinën pra nuk ishte Bledar Muça, ata kanë marrë kokainën në makinë dhe janë larguar duke mos e vrarë personin.Në vendet e BE personazhë të tillë nuk lëvizin të armatosur. Informacioni i fundit për vendndodhjen e tij ishin Emiratet e Bashkuara. Qëndrojnë në këto vende se siguria ndaj tyre është më e madhe”, tha Hoxha.