Bashkia e Elbasnit ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapsirave të zëna në kodër Krastë. Rreth 7000 metra tokë të zaptuara me qëllim shfrytëzimin e tyre po i rikthehen Fondit Pyjor të Bashkisë Elbasan. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Policia Bashkiake dhe Inspektoriati i Mjedisit po vijojnë me aksionet për t’i dhënë fund paligjshmërisë dhe zbatimit rigoroz të Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme e ndërtimet pa leje. Nga Krasta ku mori pjesë në fillimin e aksionit kryebashkiaku Gledian Llatja tha se janë duke u hequr edhe pemët të cilat nuk janë të përshtatshme për këtë vend dhe po ashtu do të shemben të gjitha objektet pa leje të ndërtuara këtu.

Llatja foli edhe për situatën e zjarreve të shkaktuar gjatë ditëve të fundit në Elbasan kui bëri thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në të kundërt do të përballen me pasojat ligjore.

Aksioni për lirimin dhe rehabilitimin e Kodër Krastës do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.