Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 21 vjeç, banues në Elbasan, sepse pasditen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 31 vjeç, banues në Fier. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Gjithashtu, nga ky aksident janë shkaktuar dëme materiale në lulishten e një lokali dhe në një automjet të parkuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./egnatia news